Ernesto Rafael Guevara de la Serna, i njohur si Che Guevara(lindur ne Rosario te Argjentines ne 14 qershor 1928,vdes ne La Higuera te Bolivise me 9 tetor 1968) ka qene nje revolucionar marksist dhe nje burre shteti i kubes.
Femijeria
Ernesto Guevara de la Serna lind ne Rosario (Argjentine).Prinderit e tij ishin Ernesto Guevara Lynch me origjine spanjolle dhe Celia de la Serna me origine angleze. Megjithese vuante nga asma,iu dedikua sportit ktyesishte rugby dhe futbollit je passion tjeter i tij ishte edhe shahu,nje loje e mesuar nga I ati .Ne moshen 12 vjevare merr pjese ne shume torne shahu.Gjate adoleshences u terhoq pas poezise duke shkruajtur shume poezi .Ishte nje lexues i :Jack London,Jul Vern,Sigmund Froid.Studioi ne Kolegjin Navional Deán Funes dhe ne vitin 1948 rregjistrohet ne Universitin e Buenes Aires per mjekesi ku dipllomohet ne vitin 1953.
Udhetimi ne ameriken latine
Kur ishte akoma i ri Guevara kaloi shume kohe duke udhetuar ne ameriken- latine. Ne vitin 1951 nje shok i tij , Alberto Granado i kerkoi Guevares qe te merte nje vit pushim nga shkolla per te ndermare nje udhetime pergjat amerike- latine .Keshtu ne vitin 1939 Guevara dhe Alberto nisen nga Alta gracia me nje motor Norton 500 cc(motorit ja vune emrin: “E Fuqishmja II”).Guevara pershkruajti kete udhetim ne librin “Latinoamericana” (Notas de viaje) nga ku ne vitin 2004 u be film i titulluar “Ditari i motocikletes”. Pasi pa varferine masive te amerikes- latine dhe i shtyre edhe nga idete marksiste nxori si perfundim se revolucioni ishte e vetmja menyre per te zgjidhur pabarazine shoqerore dhe ekonomike te vendeve te amerikes- latine.Udhetime e tij pergjate amerikes- latine e binden se Amerika jugore ishte nje kontinent me kombe te ndryshme por me te njejten grup etnik.Filloi te inmagjinonte mundesine te nje Amerike -Latine te bashkuar dhe pa kufi ,e lidhur me te njejten kulture.
Ne Guatemala
Ne 17 qershore te vitit 1954 ne Guatemale fillon agresioni kunder qeverise se Arbenz,e organizuar nga CIA dhe nga Departamenti I Shtetit I SHBA-se e cila kishte stervitur mercenare per te mbrojtur kontinentin e Amerikes Latine nga “Rreziku Komunist”.Che Guevara perpiqet te organizoje rezistencen qe qytet por kjo tentative nuk funksionon dhe kur trupat mercenare futen ne kryeqytet,Guevara detyrohet te hyje ne ambasaden e Argjentines(ku me pas largohet per ne Meksike), e cila e regjistron si nje “element komunist”
Revolucioni Kuban
Guevara mberin ne Meksike ,atje njihet me nje grup revolucionare Kubane te larguar nga Kuba perfshite edhe Raul Kastro .Pasi lirohet nga burgu ,Fidel Kastro largohet nga Kuba per tu vedosur ne Meksico city.Atje vellai I tij e prezantone me Guevaren.Pas ketij takimi Guevara hyn ne “Levizjen e 26 korrikut” e cila kishte si synim permbysjen diktatorin Kuban Fulgencio Batista.Edhe pse ishte vendosur se Guevara do te ishte vetem mjeku i grupit .Me 25 nentor te vitit 1956 anija Granma niset nga Tuxpan(Province e Meksikes)me qellim per te mbritur ne Kube.Guevara ishte I vetmi jo Kuban ne bordin e anijes. Ne 2 djetore zbarkojne ne La Playa de las Coloradas.Pas pak u sulmuan nga forcat ushtarake te Batists.Me pas u vendosen ne malet e Siera Maesta per te filluar luften guerilje kunder regjimit
Guevara u be nje lider ne grupin e rebeleve, nje Komandant (major),I respektuar nga shoket per trimerine e tij por edhe per egersine e tij.Qe shkaktare per vrasjen e shume dezertoreze dhe njerezve te tjere qe akuzoheshin qe ishin informatore ose spiun.
Ne ditet e fundit te dhjetorit te vitit 1958 drejtoi sulmin me kollonene e tij “Skuadra vetvrasese”(nje repart qe zgjidhte misionet me te veshtira te ushtise revolucionare)ne Santa Clara .Qe nje nga betejat me vendimtare e revolucionit.Ne 28 dhjetor Che Guevara mbrin ne Santa Clara atje vendos nje komando provisor ne Universitetin e qytetit dhe me pas ndjek shinat e trenit per te gjetur nje pike strategjike.Guevara e di se ne kete linje do te udhetoje nje kollon e ushtrise se Batistes me nje tren me e 18 vagona ; ne tren do te jene 406 ushtare dhe oficere me shume armatime dhe municione.Eshte ora 3 e drekes.Treni i ushtrise udheton pa e ditur se Komandanti kishte rezuar nje peme ne shinat e trenit.Treni rezohet dhe pastaj degjohet nje shperthim bombe dhe me pas mbulohet me shume zjarr dhe tym.Santa Clara kujton kete beteje.Vagonat e rezuar jane akoma ne te njejtin pozicion ku ishin ate dite dhe deshmojne fitoren.Ne nje shesh te madh,ngjit me muzeune dedikuar Che-se,ngrihet nje statuje bronxi e Che Guevares ,sepse asnje nuk duhet ta harroje.Ne 2 janar te viti 1959 kolona e Che guevares futet ne kryeqytetin e Kubes ,ne Havana.Me pas zvendoset ne fortesen ushtarake
“La Cabaña”.Pikerisht ketu organizon nje shkolle per analfabetet e ish-ushtrishe revolucionare.
Qeverisja Kubane
Ne 7 shkurt te 1959,qeveria e re i jep Guevares titullin “Qytetare Kuban”.Me pas divorcohet nga Hilda Gadea,ku ne fakt ishin ndare qe para se te nisej me anijen Granma.Me pas martohet me Aleida March,nje Kubane qe ishte pjestare ne “Levizjen e 26 korrikut”(ku me te do te kete kater femije:Aleidita,Camilo,Celia,ernesto).Guevara behet minister i industrise.Me kete pozite dha ndihmese per te kontribuar ne modelimin e socializmit kuban.Ne librin e tij “Mbi guerilien”,guevara mbeshte modelin Kuban te revolucionit,e filluar nga nje grup i vogel guerilas,pa patur nevojen e organizimeve te medhaja te cilet do te mbeshtesnin rebelimet e armatosura(kjo strategji e guevares do te deshtonte me pas ne Bolivi).Ne teorine e tij El socialismo y el hombre en Cuba mbeshtet nevojen per te krijuar nje “njeri te ri” (hombre nuevo) bashke me shtetin socialist.
Gjate sulmit te Gjirit te Derrave (1961),Guevara nuk morri pjese ne luftimet ,sepse Kastro e kishe vendosur ne nje komande me ne perendime te Kubes,ne Pinar del Rio,i cili atje Guevara zbrapsi nje tentative pushtimi (ishte nje operacion diversiv,e krijuar per te terhequr vemendjen kubaneve nga vendi i vertete i sulmit qe ishte Gjiri i Derrave).
Guevara luajti nje rol shume te rendesishme gjate vendosjes ne Kube te Raketave berthamore sovietike.Gjate nje interviste te dhene nje gazete socialiste angleze Guevara deklaroi se Raketat berthamore po te ishin nen kontrollin e kubaneve do te ishin hedhur me kohe ne qytetet me te medha te SHBA-se. Guevara gjate punes si minister i industrise pati disa disfata dhe reformat e tij nuk dhane asnje rezultat per zhvillimin dhe modernizimit te ekonomise kubane,kryesisht ate bujqesore.Pasi Fidel Kastro mori pushtetin dhe mblodhi njerezit e tij me te afert ,kur filloi te ndaje detyrat pyeti se cili nga te pranishmit eshte ekonomist.Guevara ngriti doren dhe qe nga ai moment Guevara u be minister i industrise.Pas disa vite si minister(pas shume disfata)miqt e tij me te afert e pyete se perse ngriti doren.Guevara i pergjigjet “Une kujtova se Kastro pyeti se cili nga ju eshte Komunist”
Largimi nga Kuba
Ne dhjetore 1964 Guevara shkoi ne New York si shefi i delegacionit kuban dhe mbajti nje fjalin ne keshillin e OKB-se.Me kete rast doli ne nje emision informativ Face the Nation i cbs.Ne 7 dhjetore shkoi ne Paris mbas tre muaj shkoi ne Republiken Popullore Kineze, Egjipt, Algjeri, Ghana, Guinea, Mali, Tanzania. Guevara pasi vuri re ishte me i afte per nje rol si revolucionar sesa te nje detyre ministrore,dhe me aprovimin e Fideli Kastros vendos qe te largohet nga Kuba per ne Kongo dhe Bolivi ku nga niveli i larte i varferise mundesonte krijimin te revolucioneve
Ne Kongo
Gjate nje takimi qe zgjati gjithe naten midis 14 dhe 15 marsit te 1965,Guevara dhe Kastro rane dakort qe Che-ja te drejtonte operacionin e pare ushtarak ne Afrike.
Nga disa burime vertetohet se ka qene Kastro qe ka kembngulur qe Che-ja te pranonte kete mision.Me pas Guevara largohet per ne Kongon belge(sot Republika Demokratike e Kongos).Gjate misioneve afrikane Guevara u ndihmua nga kapo guerilas Laurent-Desire Kabila.Guevara e konsideron Kabilen si te panevojshem,duke shkruajtur per te “Asgje nuk me bind se ai eshte personi i duhur ne kete moment”
Guevara i mesonte taktikat guerilje forcave kongoleze.Plani i tij ishte qe te shfrytezonte zonen e cliruar ne perendim te liqenit Tanganica per stervitjen e kongolezeve.Guevara ishte 37 vjec dhe nuk kishte eksperience rreth ushtrise formale.Astma e tij nuk e kishte lejuar qe te bente sherbimin ushtarak ne Argjentine.Megjithese kishte eksperiencen te marre gjate revolucioni kuban,mbi te gjitha nga fitorja e betejes se Santa Clares.
Mercenare afrikane dhe britanike punuan me ushtrine kongoleze per te penguar planet e Guevares.Ishin ne gjendje qe te monitoronin komunikimet e reparteve te drejtuar nga Guevara.Paftesia,dhe luftrat e ndryshme qe beheshin midis grupeve te kongoleze me njeri tjetrin ishin arrsyet e falimentimit te revolucionit.
Mbas shtate muaj,i semure,i vuajtur nga astma Guevara detyrohet te largohet nga Kongo bashke me Kubanet qe kishin mbetur akoma gjalle.Ne fillim Guevara donte qe te conte ne Kube vetem te plagosurit duke qendruar i i vetem ne Kongo por miqte e tij e binden qe te largoheshe me to.
Guevara nuk donte qe te ktheheshe si humbes ne ishullin dhe kaloi shtate muajt duke jetuar si klandestin ne Prage,Republiken Demokratike Gjermane.Gjate kesaj periudhe shkruajti kujtimet e tij gjate eksperiences se tij ne Kongo dhe me pas filloi te shkruante dy libra,nje filozofik(Apuntes Filosóficos)dhe nje rreth ekonomise(Notas Económicas).
Pas keture muajve Kastro i kerkoi Guevares qe te riktheheshe ne Kube por Guevara pranoi qe te ktheheshe vetem per disa muaj , sa per tu bere gati per misionet e reja revolucionare ne Ameriken-latine dhe prezenca e tij ne ishulli duhet te ishte teper sekrete.
Ne Bolivi
Pasi i kthye ne Kube Guevara filloj plante per te sjelle revolucionin ne Bolivi. Ne 3 nentor te 1966,Guevara niset per ne Bolivi me nje pasaport Urugainane me emer Mena González,profesioni tregtare.Repatri i guerilsave perbeheshe nga 50 persona,ishte e paisur shume mire dhe si fillim paten disa suksese kunder forcaze boliviane. Guevara ne planin e tij per te nxitur revolucionin ne Bolivi bazoheshe nga supozime qe dolen me pas te gabuara:
• Guevara mendonte se do te luftonte vetem kunder ushrise vendave,te pastervitut edhe jo te armatosur mire.Perkundrazi sapo qeveria e SHBA-se morri veshe per prezencen e tij ne Bolivi,dergoi punonjes te CIA-s per te ndihmuar dhe organizuar kunder-revolucionin.Uahtria boliviane u stervit nga keshilltare te Forcane speciale te US Army,perfshire edhe nje batalion Rangers eksperte per luftimet ne xhungle.Ndoshta edhe reparetet e SHBA-se morren pjese ne luftime.
• Mendoheshe se partia koministe e bolivise do e ndihmone Guevaren,por nuk e ndihmuan aspak,edhe pse disa antare te partise moren pjese si gueliljas.
• Guevara priste qe te rinte ne lidhje me radio me Kuben por kjo gje nuk ndodhi.Perkundrazi trasmetuesi me vale te shkurtra qe ia thane doli qe ishte difektoz,duke mos lejuar komunikimin me Kuben.
Kapja dhe ekzekutimi
Forca boliviane lokalizuan vendodhjen e che-se pas ndihmes qe i dha nje dezertor.Ne 8 tetor Guevara u kap ne La Higuera.U kap pasi u plagos ne nje kembe dhe pasi pushka e tij iu prish nga nje plumb.CIA sapo morri veshe kapjen e Che Guevares tha urdher qe te pushkatoheshe menjehere.Vrasesi ishte MarioTeran nje ushtar i zgjedhur me short.Se cfare ndodhi me pas ka disa versione.Disa thojne se Teran ishte teper nervoz aq sa doli disa here nga shkolla dhe e futen perseri me zor.Per disa te tjere Teren nuk pati kuraje te shikonte Guevaren ne fyryre dhe per kete e goditi ne fyt,plage qe do ishte letale.Versioni me zyrtare eshte se Guevara morri disa goditje ne kembe per te mos ja prishur fytyren qe mundesonte identifikimin e kufomes.Per te mos bertitur Guevara kafshoi doren e tij.Si goditje finale,e goditen ne gjoks.Thuhet se ku Teren futet ne dhome Guevara i thot “E di je ketu per te me vrare.QËLLO pra ,je duke vrare vetem nje njeri”.Vdes ne nje shkolle te braktisur ne La higuera,ne 13:10 te 9 tetorit 1967.Me pas trupi i tij u vendos ne nje helikopter dhe u cua ne Vallegrande dhe trupi i tij iu tregua shtypit.Nga fotografite e marra filluan te krijoheshin legjenda rreth Che-se si ajo e San Ernesto de La Higuera apo ajo e El Cristo de Vallegrande.Me 15 nentore Kastro njohu vdekjen e Che guevares dhe shpalli tre dise zie kombetare.Ne vitin 1997 ne Vallegrande u identifikuan kockat e kufomes se Che guevares fale analizave te ADN-se dhe i rikthyen ne Kube.Ne 17 nentore te 1997 mbetjet e tij u rivarosen me te gjitha nderimet ushtarake ne nje mauzelum te krijuar per te ne Santa Clara,ku tridhjete vjet me pare pati fituar ate beteje qe u quajt si beteja decizive e revolucionit kuban.
Monumenti i Che-se ngrihet nga nje statuje qe shkruan “Hasta la victoria siempre” dhe nga nje lapidat qe shkruan urdherine famshem qe ne 21 gusht te 1959 Fidel Kastro i ngarkoje detyren ne kolonen 8 “Se asigna al comandante Ernesto Guevara la misión de conducir desde la Sierra Maestra hasta la provincias de Las Villas una Columna rebelde y operar en dicho teritorio de acuerdo con el plan estratégico del Ejército rebelde”.
Ikona Revolucionare
Ne fund te vitetve 60 Guevara u be nje ikone per ata njerez qe frymezoheshin nga idete e tij revolucionare.Edhe tani Ernesto Guevara,el Che,del si fugura e nje heroi ideal.Edhe nese perrjashtojem bindjet e tija politike,imazhi i tij i nje rebeli te perjetshem,i nje endrimtari qe ne realitet jentonte ne nje bote plot padrejtsi,ka frymezuar shume gjenerata te rinjsh ne te gjithe boten.Vitet kalojne dhe figura e Che guevares behet me e dashur per nje gjenerate te tere.Behet me e nderuar sepse shohim te ai njeriun idealist,qe,per te miren e nje populli,me sakte,te te gjithe popujve,shkriu gjithecka kishte me te shtrenjte,edhe jeten.Ndjehemi e do te ndjehemi krenare qe shekulli i 20-te fiksoi ne hisorine e vet nje njeri te atille,si Guevara,qe u be simbol i shpreses se pavdekshme,simbol i optimizmit per te ardhmen,i cili u be mit qe nuk perendon.Ai mbetet personifikimi i politikanit te pakoruptushem.Njerezit progresive,kudo ne bote,e adhurojne ate.Adhurojne sakrificen,qe ai beri per drejtesine shoqerore.
Kronologjia
1928- Lind ne Rosario , nga Celia de la Serna dhe Ernesto Guevara Lynch.Vuan nga astma dhe familja e tij detyrohet te trasferohet ne Alta Gracia ku klima eshte me e bute
1945-1952-Trasferohet ne Buenos Aires bashke me familjen e tij per te vazhduar shkollen e latre per mjekesi.Ne vitin 1952 ne moshen 23 vjecare vendos te beje udhetimin e tij te pare (rreth 4.500 km) per te vizituar kontinentin e amerikes-latine bashke me mikun e tij Alberto Granado
1953-Dipllomohet per mjeksi dhe vendos te beje nje udhetim tjeter kete here me nje shoke tjeter Calica Ferrer.Fillon te interesohet per politiken dhe filloi ti afrtohej ideve marksiste
1954-1956-Njihet me nje peruviana Hilda Gadea qe me pas martohet me te ne 1956.Do te kene nje femije e quajtur Hildita.Trasferohet ne qytetin e Meksikes atje njihet me Fidel Kaston
1957-1958-Krijon kollona e dyte revolucionare me Fidel Kastron;
Merr pjese ne pushtimin e Siera Maesta-s dhe ne sulmin e Santa Clares
1959-1960-Behet qytetare kuban dhe merr pjese ne qeverine e kastros si minister I industries dhe president I Bankes Nacionale.Matrohet me Aleida March.
1961-1964-Merr pjese ne konferencen te shteteve amerikane ne Punta del Este.
Vihet ne komande te mbrojtjes gjate krizes se Gjirit te Derrave
Merr pjese ne Moske per festimet e aniversarin te 47 te Revolucioni te Tetorit
Merr pjese ne asamblene e OKB-se ne New York.Me kete rast jep eshe nje interviste televisionit amerikan (cbs).Niset per nje udhetime per ne Afrike
1965-Ne mars rikthehet ne Kube dhe del per te fundit here ne publik.Ne 1 prill ne nje leter Kastros deklaron arsyet e tij per largimin nga kuba .Me pas ne menyre te fshehte largohet per ne Kongo.Pas gjashte muaj kthehet perseri ne Kube.Atje pergatit nje plan per te sjelle revolucionin ne Bolivi
1966-Me nje emer falls shkon ne Bolivi. Atje fillon te shkruaj “Ditarin”
1967-Lufta guerrile ne Bolivi nuk pati mbeshtetje nga partia komuniste Boliviane dhe nga popullsine vendase , ushtria boliviane po e ndiqte Guevaren dhe ne 8 tetore plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane .Me 9 tetore me urdher te CIA-s vritet .Varroset ne nje vend sekret ne Vallegrande dhe trupi i tij gjendet ne 1997 dhe rivarroset ne Kube me te gjitha nderimet .
“Perderisa pabarazia mbahet me mjete dhune,atehere edhe te shtypurit kane te drejte te clirohen me mjete dhune..” - Che’
Kategoritë: Personazhe
Një nga personazht më misterioz, mojkani i fundit i të drejtave të njëriut. Legjendetat për identitetin e tij janë të shumta gati të gjitha agjensite e inteligjencës perëndimore kanë nxjerrë histori nga më të ndryshmet për kavalierin e maskuar, megjithatë ajo më e besueshmja vjen nga qeveria Meksikane. Në bazë të informacioneve emri i vërtetë i Marcos është Rafael Sebastian Guillen Vicente. Gullien mbaroj shkollën e mesme në një shkollë Jezuitësh në një provincë të humbur Meksikane me emrin Tampico Tamaulipas. Më vonë ai lëvizi në Meksiko Sity ku u dipllomua në Metropolitan Autonomus University (UAM) dhe më pas mori një master në Filozofi në National University of Meksiko. Gjatë kohës së universitetit si shumë moshatarë të tij mori pjesë në protestat që përfshijnë të gjithë të rinjtë e botës dhe u bë një militant në një nga organizatat Maoiste.
Gjatë kësaj periudhe ndryshimesh globale dhe protestave masive ku Guillen (Marcos) ishte një nga më aktivët në protestat që organizoheshin nëpër gjithë qytetet universitare të botës, ai mer masterin për Filozofi dhe fillon punë si professor po në universitetin e Meksikos.
Jeta e qetë prej profesori nuk bënte për një njëri i rritur me idealin e barazisë dhe revolucionit, shumë shpejtë ai u shkëput nga kjo mënyrë jetese për tu përfshirë në një pofesion më të vështirë. 
Gjatë kësaj kohe shumë gjëra ndryshuan njerëzit filluan të bëheshin më të ndërgjegjshëm për ato që ishin të drejtat e tyre. Në shumë nga zonate Meksikës grupime të ndryshme filluan të ngrejnë lart zërin e tyre për dy nga shtyllat më të rëndësishme të një shoqërie njerëzore liria dhe barazia.
Në Chiapas një zonë me pakica Indiane në Meksikë dhe një nga zonat më të shfrytëzuara nga sistemi kapitalist, lindi një lëvizje shumë e fuqishme fshatare nën ideologjinë Zapatiste. Kjo lëvizje u mbështet nga shumë intelektual progresist të kohës.
Gjatë kësaj kohe Rafael Sebastian Guillen Vicente heq dorë nga regjistri dhe kravata e tij prej profesori për tu kthyer përfundimisht në Subcomandante Marcos.
Pse Subcomandante Marcos? Sepse ai nuk e ka pranuar kurrë rolin e komandantit duke besuar se komandanti është një dhe i vetëm POPULLI.
Për asnjë moment ai nuk e ka konsideruar veten komandant të kësaj ushtrie. Edhe gjatë marshimit të 2001 në Meksiko Sity ku mijëra vetë thërrisnin emri e tij ai deklaroj që un jamë vetëm një zedhënës i të gjithë atyre njerëzve që luftojnë për idealin e barazisë.
Bota po bëhët globale dhe ky është një realitet, të gjithë njerëzit janë pjesë e këtij fshati global dhe ndoshta ka ardhur momenti që të jemi më të ndjeshëm ndaj problemeve të një vendi i cili megjithëse është shumë i largët në distancë është shumë i afërt me problemet me të cilat po përballet çdo ditë.
Në vitet xxxx njerëzit kishin nevoj për heronj të maskuar të cilët luftonin për të lirin dhe barazin midis njerëzve. Ka kaluar një shekull që prej asaj kohe, një shekull luftrash botërore, një shekull traktatesh, një shekull konferencash në salla lluksoze me udhëheqës të mëdhenj botëror dhe të gjitha këto për të arritu një mirëqënie dhe për ti siguruar të drejtën e barabatrtë çdo qënie njerëzore.
Me sa duket nuk është bërë mjaftueshëm. Sot njerëzimi krijon akoma luftëtare lirie ashtu si ndodhte edhe një shekull më parë, sot në shumicën e botës kemi një varfëri alarmuese dhe shumë pak gjera shohim në horizont për zgjidhjen e këtij problemi. Natyrshëm lindje edhe një nga pyetjet më të mëdha që i ka drejtuar në një nga shkrimet e tij Subcomandante Marcos politikanëve pereëndimorë që vendosin për politikat globale. Kjo ishte ëndrra globale? Kjo ishte ajo që u premtua mbas rënies së murit të Berlinit? Subcomandate Marcos është kthyer në një nga mitet e rinisë, e asaj pjese të shoqërisë që nuk është infektuar akoma nga konsumizmi. E asaj pjese të shoqërisë që akoma vazhdon të ndjejë dhe të besojë nga parimet e të drejtave të njeriut. Shumë qeveri botërore e konsiderojnë EZLN (Zapatista Army of Nacional Liberation) si një organizate terroriste, dhe pikërisht për këtë arsye në cdo takim ose dalje në publik përfaqësuesit e saj mbajnë një maskë për të fshehur identitetin e tyre të vertetë. Madje edhe në takimin që pritet të zhvillohet me kryeministrin e sapo zgjedhur meksikan, Subcomandante Marcos, deklaroj që ftontë të gjithë mbështetësit e kësaj ushtrie që në një mënyrë simbolike atë ditë të dalin me maskat që tanimë janë bërë si shenjë konvencionale e rezistencës. Përfaqësuesit e kësaj ushtrie përndiqen dhe konsiderohen terroristë në shumicën e vëndeve. Dhe ky është një debat tjetër i madh, që është i hapur. A mund të konsiderohet Subcomandante Marcos dhe gjithë përfaqësuesit e EZLN terroristë? A mund të konsiderohen kërkesat e tyre të karakterit terrorist? Kjo është një temë që akoma debatohet në shumicën e analizave që bëhen për EZLN dhe për përfaqësuesin e saj Subcomandante Marcos.
Kush është Subcomandante Marcos? Si e sheh veten ai ne një botë të tillë?
Këto janë fjalët që ai vetë ka shkruar për të përshkruar veten e tij:
Marcos është një joseksual në San Francisko, një njëri më njgyrë në Afrikën e Jugut, një Aziatik në Europë, një Meksikan ilegal në San Ysidoro, një anarkist në Spanjë, një Palestinez në Izrael, një Indian i fisit Maja në San Cristobal, një pjestar bande në Neza, një Cifut në Gjermani, një avokat i popullit në Ministrinë e Mbrojtjes, një komunist në kohën e luftës së ftohtë, një artist pa galeri….. Një pacifist në Bosnje, një shtepiake e vetmuar të Shtunën në mbrëmje në çdo fqinj në çdo qytet të Meksikës, një grua e vetmuar në metro në orën 10:00 të mbrëmjes, një fshatar pa tokë, një punëtorë i papunë… një student i pakënaqur, një disident në ekonomin e tregut të lirë, një shkrimtar pa libra ose pa lexues, dhe, sigurisht një Zapatist në malet në Jugperëndim të Meksikës. Pra Marcos është një qenie e gjallë, çdo qenie njerëzore, në këtë botë. Marcos janë të gjithë të shfrytëzuarit, të mënjanuarit dhe minoritet e shtypura, të cilët rezistojnë dhe thonë ‘Enough’!
Kategoritë: Personazhe
Marksist rus i cili ndihmoi ne realizimin e revolucionit te tetorit dhe ndihmoi ne ardhjen ne pushtet te Partise Bolshevike ne vitin 1917.
Emri i tij i vertet eshte Lev Davidovich Bronstein lindur ne vitin 1879 ne Ukraine.Shume shpejte Trotsky u be nje mbeshtetes i zjarrte i ideve te Marksit.
Ne vitin 1898 arrestohet nga policia ruse dhe dergohet ne burg ne zonen e Siberise por ne vitin 1902 trotsky arrin ne arratiset nga Siberia dhe vendoset ne Londer ku atje njihet me nje grup social demokratesh rus perfshire dhe Vladimir Lenin te cilet ne vitin 1902 botojne gazeten “Iskra” (Shkendija) .
Ne vitin 1903 ne kongresin e dyte te Parties se Punes Social Demokrate te Rusise, socialdemokkratet u ndane ne dy grupe: bolsheviket te cilet udhehiqeshin nga V.I.Lenin e cila paraqiteshe si nje parti revolucionare dhe partia menshevike e cila udhehiqeshe nga Martov.Ne kete kongres Trotsky vendosi te bashkoheshe me mensheviket por shume shpejte pati mosmarveshje me kete parti per shkak se idete e Trotsky nuk perputheshin me idete e pjesetarve te saj.
Pas kesaj Trotsky largohet nga partia dhe vendos te jete i pavarur ,por gjate revolucionit te vitit 1905 Trotsky behet organizator i shume demostratave duke i terhequr vemendjen policies ruse e cila e arreston dhe e denon me nje vit burg. Ne vitin 1906 ai shkruan librin “Rezultate dhe prespektive” i cili i bazuar ne idete e Marksit, Trotsky argumenton se klasa e punetoreve do te zhvillohet kur mos te ekzistoje me klasa imperialiste.Kjo teori propozon se revolucioni rus do te jete filli i nje revolucioni global. Ne fakt Trosky argumenton se suksesi i socializmit ne rusi do te ndiqet edhe nga shume vende europiane.
Ne qershor te vitit 1917 Trotsky behet pjestare i Parise Bolshevike qellimet e se ciles ishin te permbysin qeverine e perkoshme dhe te vendosnin diktaturen e ploretariatit.
Ne 26-27 tetor te1917 (6-7 nentor sipas kalendat julian) Trotsky ishte nje nga organizatoret e Revolucionit te Tetorit i cili perbysi qeverine e perkoshme cariste. Pas revolucioni Trotsky u emerua sekretar i puneve te jashtme i cili luajti nje rol vendimtar ne negocimet me Gjermanine. Por ne Traktanin e Brest-Litovskit ku Rusia u detyrua te linte gati 1/3 te teritorit te saj per te dale nge Lufta e Pare Boterore, Trotsky kundershtoi kete vendimi i cili u pranua nga Patria Bolshevike dhe u detyrua te jape dorheqjen.
Me pas Trotsky u emerua Komisar Supreme i forcave ushtarake te Rusise te cilat fu shnderruan me pas ne nje ushti te forte dhe te stervitur sovietike e quajtur “Ushtria e Kuqe”.
Trotksy u shqua per aftesi organizive dhe te nje lideri te zote dhe shume shpejt fitoi respekt dhe admirim nga trupat e tij ushtarake.
Mbas vdekjes se Leninit ne vitin 1924 ne Partine Bolshevike pati mosmarveshje se cili duhet te zinte vendin e tij. Gara ne kete parti ishte midis Trotsky dhe Stalinit.Ne kete gare fitoi Stalini i mbeshtetur nga Grigor Zinoviev dhe Lev Kemeniev.Me pas Stalini e detyroi Trotskyn te largoheshe nga Bashkimi Sovietik.
Trotsky largohet nga Rusia dhe mbas shume udhetimesh ne vendet europiane vendoset ne Meksike.
Ne vitin 1940 truproja e tij e vret per shak se Trotsky nuk pranoi martesen e tij me te bijen, pra nje vrasje banale. Kjo hipoteze eshte hedhur poshte nga shume historiane dhe studiues te cilet mendojne se vrasja e Trotskyt mund te ishte e drejtuar nga Stalini apo sherbimet e fshehta perendimore.
Kategoritë: Personazhe
Eduard Bernstein (6 Janar, 1850 - 18 Dhjetor, 1932) ishte një teoricien dhe politikan social demokrat Gjerman, anëtar i Partisë Social-Demokrate si dhe themelues i evolucionit socialist ose reformimit.
Bernstein lind në Berlin më 6 Janar të 1850. Karrjera e tij politike fillon më 1872. Ai behet anëtar i grupimit Eisenachers (emër që vinte nga qyteti Gjerman Eisenach) dhe SPAD (Sozialdemokratische Arbeiterpartei, Partisë Social Demokratike të Punëtorëve). Ai përgatit Einigungsparteitag (kongresin e unifikimit të partisë) në Gotha më 1875 së bashku me August Babel dhe Wilhelm Liebknecht.
Që nga 1878, Bernstein bëhet sekretari privat i patronit social demokrat Karl Höchberg dhe fillon të punojë në Zyrih; më 1888 ai zbohet nga Zvicra për arsye të presionit që qeveria Prusiane i bën autoriteteve Zvicerane dhe zhvendoset në Londër, ku kishte kontakte të shpeshta me Friedrich Engels.
Ndërmjet 1880 dhe 1890 Bernstein publikon revistën “Sozialdemokrat” (”Social Demokrat”); më 1891 ai ishte një nga autorët e Programit Erfurt dhe që nga 1896 deri më 1898, ai publikon një seri me artikuj të quajtur “Probleme des Sozialismus” (”Problemet e Socializmit”) te cilat çojnë në debate revizionizmi brënda SPD. Eseja e vitit 1900 nga Roza Luxemburg “Reformë apo Revolucion?” ishte polemikë ndaj pozicionit të Bernstein. Ai shkruajti edhe një tezë të qujatur “Die Vorraussetzungen des Sozialismus und die Aufgaben der Sozialdemokratie” (”Domosdoshmëritë e Socializmit dhe Detyrat e Social Demokracisë”). Ky shkrim i vitit 1899 ishte kundërshtues me pozicionet e marra nga August Bebel, Karl Kautsky dhe Wilhelm Liebknecht.
Die Vorraussetzungen ishte puna më e rëndësishme e Bernstein dhe merrej me argumentimin e arsyeve pse parashikimet e Marksit mbi shkatërrimin e kapitalizmit nuk mund të funksiononin. Bernstein përdorte fakte të thjeshta si provë se parashikimet e Marksit nuk po plotësoheshin: ai vërente se centralizimi i industrisë kapitaliste, edhe pse i dukshëm, nuk ishte i përgjithshëm dhe se pronësia e kapitaleve nuk po shtrëngohej por po shpërhapej. Ai gjithashtu nxorri në pah gisa probleme të teorisë së vlerës së punës të Marksit.
Përgjithësisht, analiza e Bernstein formoi një kritikë të gjerë ndaj Marksizmit, dhe kjo çoi në ndarjen e tij nga shume Marxistë radikalë. Sidoqoftë Bernstein mbetej socialist, edhe pse jo marksist (ai ishte kundër Sindikatave të tregtisë dhe Kooperativave); ai besonte se socializmi do të arrij nëpërmjet kapitalizmit, jo duke e shkatërruar kapitalizmin (ndërsa punëtorët do fitonin të drejta, arsyet e tyre për kryengritje do të zhdukeshin dhe rrjedhimisht do zhdukeshin edhe themelet e revolucionit).
Më 1901, ai kthehet në Gjermani mbasi urdheri për “persona non-grata” ndaj tij anullohet. Ai behet anëtar i Reichstag-ut nga 1902 deri më 1918. Ai votoi kundër rezolutës për armatimin më 1913 së bashku me fraksionin e majtë të SPD. Nga 1917 deri më 1919 ai ishte anëtar i USPD.
Bernstein vdiq më 18 Dhjetor të 1932 në Berlin; një pllakë përkujtimore qëndron edhe sot në Bozener Straße 18, Berlin-Schöneberg, adresa ku ai jetoi nga 1918 deri në vdekje.
Kategoritë: Personazhe
Friedrich Engels (28 Nëntor ,1820–5 Gusht, 1895) ishte një filozof politik i Gjermanisë së shekullit të 19-të. Me partnerin e tij, të mirënjohurin Karl Marks, Engelsi zhvilloi teorinë komuniste duke qënë bashkëautor i Manifestit Komunist (1848). Engelsi gjithashtu redaktoi disa volume të “Das Kapital” pas vdekjes së Marksit.
Engelsi lindi në Barmen-Elberfeld (tani quhet Wuppertal), djali i parë i një industrialisti të suksesshem tekstilesh nga Gjermania. Kur ishte i ri, babai e çoi atë në Britani që të ndihmonte në menazhimin e fabrikës së tij të pambukut në Mançester. I shokuar nga varfëria e madhe, ai fillon të shkruajë një ditar i cili publikohet më 1845 nën titullin “Gjendja e Klasës Punëtore në Angli më 1844″.
Në të njejtin vit, Engelsi fillon të bëhet pjesë e një gazete të quajtur “Franco-German Annals”, e cila redaktohej dhe publikohëj në Paris nga Karl Marksi. Pas takimit të tyre të parë, ato zbulojnë se kishin ide të njëjta mbi kapitalizmin dhe vendosin të punojnë së bashku. Pasi Marksi zbohet nga Franca në Janar të 1845, ata vendosin të zhvendosen në Belgjike, shtet i cili gjatë asaj periudhe ishte i famshëm për lirinë e fjalës.
Më korrik 1845, Engelsi e merr Marksin me vete në Angli. Atje ai takohet me një grua të klasës punëtore, Mary Burns, me të cilën Engelsi bashkëjeton deri në vdekjen e saj. Më vonë, ai jeton me të motrën, Lizzie. Këto gra e prezantuan Engelsin me lëvizjen Chartiste. Ai takon disa liderë të kësaj lëvizje si për shëmbull George Harney. Engelsi dhe Marksi vendosin të rikthehen në Bruksel në Janar të 1846, ku krijojnë Komitetin e Korrispondencës Komuniste. Objektivi ishte bashkimi i liderëve komunistë të Europës. I influencuar nga idetë e Marksit, socialistët në Angli mbajnë një konferencë në Londër ku formojnë një organizatë të quajtur Liga Komuniste. Engelsi merr pjesë si delegat dhe ka një impakt të madh në zhvillimin e një strategjie aksioni.
Më 1847, Engelsi dhe Marksi fillojnë të punojnë për një broshurë së bashku. Ajo bazohej në veprën e Engelsit “Principet e Komunizmit”. Broshura prej 12000 fjalësh u mbarua në gjashte javë, e shkruajtur në mënyrë që komunizmi të ishte i thjeshtë për tu kuptuat për një audiencë të gjërë. U quajt Manifesti Komunist dhe u publikua në Shkurt të 1848. Në mars si Engelsi ashtu edhe Marksi zbohen nga Belgjika. Ata zhvendosen në Cologne, ku fillojnë publikimin e një gazete radikale: New Rhenish Gazette.
Engelsi ishte një pjesëmarrës aktiv i Revolucionit të 1848 duke marrë pjesë në kryengritjet në Elberfeld. Engelsi luftoi në fushatën Baden kundër Prusisë (Qershor/Korrik 1849) si ndihmës strategjik i August Willich, i cili ishte lideri i Trupave të Lira në kryengritjet Baden-Palatinate.
Engelsi dhe Marksi zbohen dhe nga Prusia dhe detyrohen të zhvendosen në Londër. Autoritetet Prusiane i bëjnë presion qeverisë Britanike që të përjashtojë dy burrat, por kryeministri Lord John Russell refuzon. Duke jetuar vetëm me paratë që i jepte Engelsi, familja Marks jetonte në varfëri ekstreme.
Për të kujtuar lëvizjet historike demokratike dhe socialiste në Gjermani gjate 1848-1849, psikologu Gjerman Richard Albrecht, 150 vjet më vonë, në 1988, jep një leksion publik në Cologne (Rhineland) mbi rolin specifik të Friederich Engelsit si partizan anti-Prusian. Ky leksion publikohet në 2000 (”Almanach der Varnhagen-Gesellschaft”, ed. Dr. Nikolaus Gatter, vol. 1 (2000), 197-208, Berlin: Verlag Arno Spitz [ISBN 3-8305-0025-4]) por më vonë më 2004, publikohet në internet ku mund të shkarkohet gratis. Kjo punë jep të dhëna mbi personalitetin e Engelsit (i ashtuquajturi “gjenerali”) perpara, gjatë dhe pas emigrimit të tij (fillimisht në Basel dhe pastaj në Mançester): “Gegenspieler - Der General und sein Schatten: Engels, Stieber & die preußische Reaktion 1851/52. Historischer Bericht zum ersten Kommunistenprozeß zu Köln”.
Në mënyrë që të kishte të ardhura për veten dhe Marksin, Engelsi kthehet të punojë për të atin në Mançester dhe pastaj lëviz në Londër më 1870. Pas vdekjes së Marksit më 1883, Engelsi ja kushton pjesën e mbetur të jetës së tij perkthimit dhe redaktimit të punëve të Marksit. Sidoqoftë ai ka dhënë kontribute të mëdha edhe në teorinë feministe, duke thënë se koncepti i monogamisë ka lindur për arsye të dominimit të mashkullit ndaj femrës. Në këtë mënyrë ai arrinte të lidhte teoritë komuniste me familjen, duke argumentuar se femrat dominohen nga meshkujt ashtu siç dominohet proletariati nga borgjezia. Engelsi vdes në Londër më 1893.
Kategoritë: Personazhe
Karl Heinrich Marks (5 Maj 1818 Trier, Gjermani - 14 Mars 1883 Londër, Britani e Madhe) ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombetare te Punëtorëve. Ndërsa Marks merrej me një gamë të gjërë problemesh, puna e tij më e famshme analizon historinë e luftës së klasave, e përmbledhur në linjën e parë të Manifestit Komunist: “Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave.” 
Biografi
Rinia
Karl Marks lind në një familje të pasur dhe progresive çifutësh në Trier, Prusi. Babai i tij, Herschel, pasardhës i një linje të gjatë familjesh çifute, konvertohet në të Krishter në mënyrë që të ketë mundësinë të bëhet avokat. Familja Marks kishte shume shokë intelektuale dhe artistë të cilët i vizitonin shpesh Marksët gjatë rinisë së Karlit.
Edukimi
Më 1835 Marks regjistrohet në Universitetin e Bonn-it për të studjuar drejtësi. Aty bashkohet me Klubin Taverna e Trier ku gjatë një periudhe mabnte dhe postin e presidentit. Vitin pasardhës, babai e detyron të transferohet në shkollën më serioze dhe të orientuar akademikisht, Friedrich-Wilhelms-Universität në Berlin.
Marks dhe Hegelianët e Rinj
Në Berlin Marksi fillon të interesohet për filozofinë dhe bashkohet me një grup studentësh dhe profesorësh të rinj të njohur si “Hegelianët e Rinj”. Për shumë prej tyre, të ashtuquajturit “Hegelianët e majtë”, të ndarë nga përmbajtja teologjike e teorive Hegeliane, kjo ishte një armë e fuqishme për të kritikuar fenë dhe politikën e kohës. Disa anëtarë të këtij qarku krijuan një analogji midis filozofise post-Aristoteliane dhe asaj post-Hegeliane. Max Stirner, një tjetër Hegelian i ri, perdori kritikën Hegeliane për të argumentuar se çdo ide që ndalonte përpara egoizmit nihilistik ishte misticizëm. Vërejtjet e tij nuk pranoheshin nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij, sidoqoftë, libri i Stirner ishte arsye kryesore qe Marksi iu largua ideve të tij Feuerbachiane dhe zhvilloi një koncept thelbësor të historisë së materializmit.
Karrjera
Kur mentori i tij, Bruno Bauer, u pushua nga fakulteti i filozofisë Friedrich-Wilhelms më 1842, Marksi ndërron degën e studimit nga filozofi në gazetari. Ai bëhet redaktor i Rheinische Zeitung, një gazetë radikale ne Cologne. Më 1843, kur gazeta mbyllet, pjesërisht për arsye të konfliktit midis Marksit dhe censurës shtetërore, Marksi i rikthehet filozofisë, aktivizmit politik, dhe jeton duke punuar si gazetar. Marksi së shpejti detyrohet të lëvizë, kjo ndodh shpesh gjatë jetës së tij për arsye të ideve të tij.
Ne fillim ai lëviz ne France ku rishikon idetë e tij në lidhje me Bauer dhe Hegelianët e Rinj dhe shkruan ‘On the Jewish Question (Mbi Pyetjen Çifute), kryesisht një kritikë e nocioneve të të drejtave civile dhe emancipimit politik të kohës kur shpeshherë kishte referenca ofenduese ndaj kulturës çifute. Në Paris ai takohet dhe fillon të punojë me shokun dhe bashkëpuntorin e tij të përjetshëm Friedrich Engels, një komunist i deklaruar, i cili ngacmon interesat e Marksit mbi gjendjen e klasës punëtore dhe gjithashtu mbi ekonomine. Pasi detyrohen të largohen nga Parisi për shkak të shkrimeve te tyre, Marksi dhe Engelsi lëvizin në Bruksel, Belgjikë.
Aty Marks dhe Engels bashkeshkruajnë Ideologjinë Gjermane, një kriticizem për Bruno Bauer, Hegel dhe Hegelianët e Rinj. Marks më vonë shkruan Varfërine e Filozofisë (1847), nje libër kritk mbi mendimet socialiste Franceze. Këto pune krijuan bazat për punët e ardhshme të Marksit dhe Engelsit. Manifesti Komunist publikohet për herë të parë më 21 Shkurt 1848 nën komisionin e Ligës Komuniste (e quajtur më parë edhe Liga e së Drejtës), një organizate emigrantësh Gjermanë të cilët Marksi i kishte bashkuar në Londër.
Në këtë vit Europa po përjetonte nje rritje të revolucioneve; nje levizje e klasës punëtore fiton pushtetin nga Mbreti Louis Philippe në France dhe Marksi ftohet që të rikthehet në Paris. Kur qeveria punëtore kolapsoi në 1849, Marks rikthehet në Cologne dhe rifillon punën për gazetën Rheinische Zeitung dhe shumë shpejt riperjashtohet.
Më 1864 Marks organizon Shoqatën Internacionale të Punëtorëve, më vonë e quajtur Internacionalja e Parë, si një bazë e vazhdueshme për aktivizmin politik. Në fjalimin e tij hapës Marksi citon fjalimin e Gladstone “This intoxicating augmentation of wealth and power is entirely confined to classes of property”,(Marrja intoksikuese e fuqisë dhe mirëqënies është kufizuar vetëm për klasën me prona). Ai e përsërit këtë citim edhe ne Volumin e pare te Kapitalit. Inkoherenca midis citimit te Marksit dhe fjalimit te Hansardit (i cili ishte shumë i njohur gjatë asaj kohe) filloi të përdorej për të diskredituar Internacionalen. Marksi u mundua ti argumentonte kunderakuzat e tij por kundërshtarët e tij vazhdonin të ktheheshin. Marks më vonë dha si burim te citimin të tij gazetën “The Morning Star”.
Engelsi i kushtoi shumë kujdes parafjalës të edicionit të katërt të Kapitalit që si të tjerët nuk e qetësoi gjëndjen. Engels deklaroi se nuk ishte “The Morning Star” por “The Times” gazeta te cilës i referohej Marksi. 
Jeta Familjare
Fejesa e Karl Marksit me Jenny von Westphalen, një arsitokrate, fillimisht u mbajt sekrete dhe per disa vite u kundershtua edhe nga Marksët edhe nga Westphalenët. Jenny dhe Karli bënë shumë fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën kur ishin shumë të rinj. Vajza e tyre, Eleanor (1855-1898), e cila lindi ne Londër, ishte një socialiste e përkushtuar që ndihmonte në redaktimin e veprave të babait.
Jeta e Mëvonshme
Marksi filloi te varfërohej me kalimin e kohës, dhe ishte i varur nga ndihma financiare që i jepte shoku dhe ortaku, Engels, i cili e ndihmonte me harxhimet e përditshme dhe borxhet e tij. Pas vdekjes së Jenny-t më 1881, Marksi vdiq në Londër më 1883 dhe është i varrosur në Varrezat Highgate, Londër. Mesazhi i gdhëndur në gurin e varrit të Marksit - nje monument i ndërtuar më 1954 nga Partia Komuniste Britanike - është: “Punëtorë të të gjitha shteteve, bashkohuni”. Varri origjinal i Marksit ishte i zbukuruar shumë thjeshtë.
Filozofia Marksiste
Siç thotë dhe studjuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbeshtetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturëve ‘Marksistë’ të cilët mbronin reformat në vënd të revolucionit : “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist”. Më vone, bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, qe krijoi ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut sovjetik, vazhdoi të largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Sidoqoftë pas kolapsimit më 1989-91 të bllokut komunist, edhe anti-Marksistët i janë rikthyer shkrimeve të Marksit, sidomos për thellësinë e mendimeve të tij mbi analizimin e kapitalizmit, analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë.
Nocioni i punës është i domosdoshëm në ideologjinë Marksist. Marksi argumentonte se është natyra njerëzore që çon në tranformimin e natyres dhe ai e quante këtë proçes transformimi “punë” dhe kapacitetin për të transformuar natyrën “fuqi punëtore”. Sipas Marksit, ky është një kapacitet natyror i aktivitetit fizik, por është shumë i lidhur me mëndjën njerëzore dhe imagjinatën:
Një merimangë kryen veprime që i ngjasojnë një makinerie dhe një bletë mund të turpërojë edhe nje arkitekt në krijimin e hojeve të saj. Por ajo që ndan arkitektin më të keq nga bleta më e mire eshte se arkitekti fillimisht e imagjinon strukturën e tij para se ta krijojë në realitet (Kapitali, Volumi. I, Kapitulli. 7, Pjesa. 1)
Karl Marksi trashëgoi dialektikën Hegeliane dhe bashkë me të mosbesimin e nocionit të pandryshueshmërisë së natyrës njerëzore. Disa here marksistët shprehin qëndrimet e tyre duke krahasuar “natyrën” me “historinë”. Disa herë ata përdorin frazën “ekzistenca vjen përpara ndërgjegjjes”. Argumenti në të dyja rastet është se, ajo çfarë është një person caktohet nga ku dhe kur është ai. Konteksti social merr preçedencë mbi çdo sjellje tjetër të lindur, me fjalë të tjera, një nga vlerat më të mëdha të natyrës njerëzore është përshtatshmëria.
Marksi nuk besonte se të gjithe njerëzit funksiononin njëlloj ose që funksioni i dikujt ishte tërësisht individual dhe personal. Ai argumentonte se puna është nje aktivitet social dhe konditat dhe format nën të cilat njerëzit punojnë, vendosen nga gjëndja sociale dhe ndryshojnë me kalimin e kohës.
Analiza e Marksit mbi historine i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit. Pra në pratikë gjëra si toka, resurset natyrore, teknologjia të cilat janë të rëndësishmë dhe të nevojshme në prodhimin e të mirave materiale dhe te lidhjeve që krijohen gjatë prodhimit. Me fjalë të tjera marrdhëniet sociale dhe teknike në të cilat njerëzit hyjnë gjatë kohës që përdorin këto mjete prodhimi. Të gjitha së bashku këto krijojnë modelin e prodhimit; Marksi verente se në çdo shoqëri modeli i prodhimit ndryshon dhe shoqëritë Europiane për shëmbull kishin ndryshuar nga një model feudal prodhimi në një model kapitalist. Përgjithësisht, Marksi besonte se modelet e prodhimit ndryshonin më shpejt se lidhjet që krijoheshin gjatë prodhimit (për shëmbull, ne zhvillojmë një teknologji të re si interneti dhe më pas krijojmë ligje dhe rregulla për rregullimin e kësaj tenologjie). Sipas Marksit lidhja midis bazës (ekonomike) dhe superstruktures (sociale) është një nga arsyet më të mëdha të konflikteve sociale.
Marksi me “lidhjet sociale të prodhimit” nuk kuptonte vetëm lidhje midis individëve por edhe midis grupeve apo klasave të ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilësonte klasat si subjektive (me fjalë të tjera grupë me njerëz që në mënyrë të ndërgjegjshme indetifikohen me njëri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumenta dhe kritere objektive, si për shëmbull mundësia e tyre për të aksesuar në burime të ndryshme (pasuria për shëmbull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanë interesa kundërshtues, kjo një tjetër arsye në zhvillimin e konflikteve të mëdha sociale.
Marksi ishte shume i shqetësuar për mënyrën se si njerzit e harronin vlerën e burimin të tyre më thelbësor, fuqinë punëtore. Ashtu si dialektikën, Marksi filloi me idetë Hegeliane të ‘alienimit’ por zhvilloi një koncept më materialist. Ai i përshkruante komoditetet, gjërat që njerëzit prodhonin, sikur ato kishin një jetë të tyren të cilës njerëzit kishin veshtirësi për t’ju përshtatur. Në kapitalizëm, lidhjet sociale të prodhimit, si ato midis punëtorëve ose midis punëtorëve dhe kapitalistëve, rregullohen nëpërmjet komoditeteve të cilat shiten dhe blihen në treg, duke përfshirë këtu punën.
Marksi dhe Engelsi mendonin se kontrolli që njëra klasë kishte mbi modelin e prodhimit, nuk kishte të bënte vetëm me prodhimin e ushqimeve apo të mirave materiale por edhe me prodhimin e ideve (kjo është edhe arsyeja përse disa pjestarë të një klase të nënshtruar mund të kenë ide dhe besime që shkojnë kundër interesave të tyre). Për shëmbull, edhe pse ideja se makineritë që njerëzit prodhojnë janë më produktive se vetë njerëzit që i prodhojnë ato, është absurde, ajo reflekton faktin që njerëzit nën kapitalizëm çidentifikohen me fuqinë e tyre punëtore. Një tjetër shëmbull i lidhur me fenë marrë nga “Kuntribut Kritikës së Filozofisë të Drejtë te Hegelit”:
“Vuajtjet për arsye të feve janë njëkohësisht shprehja e vuajtjeve të vërteta dhe një protestë kundër vuajtjeve të vërteta. Feja është psherëtima e një krijese të shtypur, zemra e një bote pa zemër, shpirti i një kondite të pashpirt. Eshtë opiumi i njerzve.”
Ndërsa teza e tij në shkollë të mesme argumentonte se funksioni parësor social i fesë është promovimi i solidaritetit, Marksi filloi ta shikonte këtë funksion social si një mënyrë për të shprehur në mënyrë teorike pabarazinë sociale tek Zoti ndërsa praktikisht kapitalistët e përdornin për të ruajtur status kuonë.
Kritikë Kapitalizmit
Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Europë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Europe filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komditet/shërbim - kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar. Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë “proletarët”. Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë “kapitalistë” ose “borgjezë”. (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia.
Marksi bëntë dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vënd dhe i shesin dikut tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar. Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të sukseshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë “mbiprodhim” dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek “mbi-punimi”.
Modeli kapitalist i prodhimit ka mundësi rritjeje shumë të madhe sepse kapitalistët munden dhe kanë përfitim në ri-investimin e fitimit në teknologji të reja. Marksi e konsideronte klasën kapitaliste si klasën më revolucionare të historisë sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mënyrën e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore. Meqë Marksi thoshte se mbiprodhimi “i vjedhur” nga puna është burim fitimi, ai thoshte se përfitimi do binte edhe pse ekonomia do të rritej. Në momentin që fitimi bie nën një pikë të caktur do të kishte një “hap prapa” ose depresion dhe gjatë kësaj periudhe disa sektorë ekonomikë do të kolapsonin. Marksi gjithashtu kutptonte se gjatë një krize të tille, çmimi i punës do të binte dhe eventualisht do të mundësonte investime në teknologji të reja dhe rritje të sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Marksi besonte se ky cikël rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonë e më shumë dëmin dhe madhësinë e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatë e këtij proçesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasës kapitaliste dhe varfërimi i proletariatit. Ai besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte benefite të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negocjata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë-organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund ti lëshojë karriget pa dhunë. Ai dha teorinë se për të krijuar dhe stabilizuar një sistem socialist, një diktaturë e proletariatit - një periudhë gjatë së cilës duhet ti jepet rëndësi nevojave të proletariatit dhe jo borgjezisë - është e domosdoshme në mënyrë të herë-pas-hershme. Siç shkruante edhe në “Kritikën e Programit Gotha”, “Midis shoqërive kapitaliste dhe komunistë ekziston një periudhe transofrmimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me kete ide korrespondon edhe nje periudhe tranzicioni politik gjatë së cilës qeveria nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se një diktature revolucionare e proletariatit.”
Influenca e Marksit
Marksi dhe Engelsi mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe prezantojnë një analizë komplekse të historisë dhe shoqërisë nga prizmi i marrdhënieve midis klasave. Ndjekësit e Marksit dhe Engelsit i kanë përmbledhur teoritë e tyre në një degë filozofie politike dhe ekonomike të ashtuquajtur Marksizëm. Sidoqoftë ka pasur gjithmonë konflikt në interpretimin e shkrimeve Marksiste dhe aplikimin e koncepteve të tij në ngjarjet dhe konditat aktuale (pra duhet bërë dallimi midis “Marksizmit” dhe “ajo çka besonte Marksi; për shëmbull pak para se të vdiste, më 1883, Marksi i shkruante një letër liderit të punëtorëve Francezë (Jules Guesde) ku e akuzonte atë dhe nipin e tij për “ndryshime të rëndësishme të fjalive dhe ideve” dhe gjithashtu e mohonte vlerën e reformave; për të cituar Marksin”nësë ky është Marksizmi, atherë unë nuk jam Marksist”). Pra teorikisht, termi Marksist përdoret për të përshkruar ato që mbështesin gjuhën konceptuale të Marksit (p.sh. model prodhimi, klasë, komoditete) për të përshkruar shoqeritë te ndryshme (atë kapitaliste për shëmbull) ose për të përshkruar ato individë të cilët besojnë se revolucioni i proletariatit është e vetmja mënyre për të arritur në një shoqëri komuniste. Përplasja midis sistemeve Filozofike të Marksit dhe ombrellës së termave “Marksiste” shpeshherë ngatërrohet si për shëmbull njëanshmëria ndaj studimeve të Marksit gjate Luftës së Ftohtë në Amerikë për arsye te kuptimit që ky term kishte ne Bashkimin Sovietik.
Gjashtë vjet pas vdekjes së Marksit, Engelsi dhe të tjerë krijuan “Internacionalen e dyte” si bazë për një aktivizëm politik të vazhdueshëm. Kjo organizatë kolapsoi më 1914 sepse një pjesë e antarëve filluan të mbështesin teorine “evolucionare” socialiste të Edëard Bernstein, dhe gjithashtu për arsye të ndarjeve që shkaktoi Lufta e Parë Botërore.
Lufta e Parë Botërore krijoi njëkohësisht edhe Revolucionin Rus dhe ngjitjen e Vladimir Leninint në lidershipin e lëvizjes komuniste, ku u krijuan bazat për “Internacionalen e Tretë”. Lenini thoshte se kishte të njëjtat ide me Marksin si filozofikisht ashtu dhe politikish. Ai zhvilloi një program politik të quajtur Leninizëm ose Bolshevizëm, i cili thërriste për një revolucion të organizaur nga një Parti Komuniste e organizuar.
Me vdekjen e Leninit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në BS, Joseph Stalin, mori kontrollin e Partisë dhe aparatit shtetërorë. Ai argumentonte se përpara zhvillimit të një revolucioni komunist botëror, Partia Komuniste e BS duhet të arrinte krijimin e komunizmit në BS. Ishin politikat e BS Stalinist ato që krijuan gabime në perceptimin e teorive Marksiste në botën perëndimore. Për shume kohë, sidomos mbas luftës së dyte botërore dhe gjatë Luftës së Ftohte, Marksizmi pa arsyë barazohej me komunzimin, i cili përsëri pa arsye kuptohej si një sistem totalitar që shkelte të drejtat civile.
Më 1929, Leon Trotsky u përjashtua nga BS dhe më 1938 ai krijoi “Internacionalen e Katërt”. Mbeshtetësit e Trotskit argumentonin se Stalini kishte krijuar një shtet burokratik dhe jo një shtet socialist.
Në Kinë Mao Ce Duni gjithashtu thoshte se ndiqte Marksin, por njëkohësisht mendonte se edhe fshatarët, jo vetëm punëtorët mund të luanin rol në revolucionin Komunist. Kjo ishte një ndarje shumë e madhe nga pikëshikimi i Marksit, i cili e fokusonte gjithë rëndësinë tek proletariati urban dhe mendonte se revolucioni do të ndodhte në shoqëri industriale shumë të avancuara si Franca, Gjermania dhe Britania. Marksizëm-Leninizmi sipas intepretimit të Maos njihej në gjithë botën si Maoizëm.
Gjatë viteve 1920 dhe 1930 një grup disidentësh Marksistë krijuan Institutin Kerkimor Social në Gjermani. Pjesëtarë të këtij grupi ishin edhe personalitete si: Max Horkheimer, Theodor Adorno, Erich Fromm, dhe Herbert Marcuse. Këto autorë shpeshherë grupohen në atë që quhet “Shkolla Frankfurtjane”. Puna e tyre e njohur si “Teoria Kritike”, eshte një lloj filozofie Marksiste e influencuar nga Hegeli, Frojdi, Niçe, dhe Max Weber.
Shkolla Frankfurtjane u nda shumë shpejt nga Marksistët, Leninistët dhe Bolshevizmi në disa ide kyçe. Së pari, duke qënë se shkruanin gjatë rritjes së Stalinizmit dhe Fashizmit, ato kishin shume dyshime ne konceptet tradicionale të ndergjegjësimin e klasës proletare të Marksit. Së dyti, ndryshe nga Marksistët e hershëm, sidomos Lenini, ato e kundërshtonin determinizimn ekonomik.
Marksistë të famshëm dhe të rëndësishëm të kohës janë edhe Georg Lukacs, Walter Benjamin apo Antonio Gramsci të cilët së bashku me Shkollën Frankfurtjane njihen si Marksistë Perëndimorë. Henryk Grossman i cili zhvilloi bazat matematike të ligjit të marksit “mbi krizat ekonomike kapitaliste”, ishte një tjetër anëtar i shkollës Frankfurtjane. E rendësishme gjatë kësaj periudhe ishte edhe revolucionarja Polake Rosa Luxemburg.
Më 1949, Paul Sweezy dhe Leo Huberman, krijuan “Monthly Review”, një gazetë e cila jepte informacione mbi mendimet Marksistë në Sh.B.A dhe ishte e pavarur nga Partia Komuniste Amerikane.
Më 1978, G. A. Cohen u mundua ti mbronte mendimet Marksiste nëpërmjet një teorie shkencore koherente mbi historinë duke e parë këtë të fundit nga një prizëm filozofie analitike. Aty lindi edhe Marksizmi Analitik, një lëvizje akademike që perfshinte personalitete si Jon Elster, Adam Przeëorski apo John Roemer. Bertell Ollman është githashtu një mbrojtës i zjarrtë i Marksit në botën akademike Anglofone.
Marksi radhitet i 27 në listën e personazheve me më shume influencë në botë të shkruar nga Michael H. Hart.
Më korrik 2005, Marksi mori titullin “Filozofi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave” nga një sondazh i kryer nëpërmjet Radio 4 të BBC.
Referenca
* Stephen Jay Gould, A Darwinian Gentleman at Marx’s Funeral - E. Ray Lankester, Page 1, Find Articles.com (1999).
* Daniel Little, The Scientific Marx, University of Minnesota Press (1986), trade paperback, 244 pages
* David McLellen, Karl Marx: His Life and Thought
* Hal Draper, Karl Marx’s Theory of Revolution (4 volumes). Monthly Review Press.
* Boris Nicolaevski & Otto Maenchen-Helfen, Karl Marx: Man and Fighter. Penguin books.
* Francis Wheen, Karl Marx, Fourth Estate (1999), ISBN 1857026373 (biography of Marx)
* Isaiah Berlin, Karl Marx: His Life and Environment nga Isaiah Berlin
Kategoritë: Personazhe
Biografi
Milan Kundera (lindur 1 Prill 1929 në Brno, Çekosllovaki) është një shkrimtar Franko-Çek. Njihet si autor i veprës ”Lehtësia e padurueshme e të qënit”. Kundera jeton në Francë që prej vitit 1975 dhe ka fituar nënshtetësinë Franceze më 1981. Ai lindi në një familje të klasës së mesme shumë të kulturuar. Babai i tij, muzikologu dhe pjanisti i mirënjohur, Ludvík Kundera (1891-1971) ishte nxënës i kompozitorit të famshëm Leoš JanáÄek. Babai i mësoi pianon Kunderës që kur ky ishte i ri. Me vonë Kundera studjoi muzikë për njëfare periudhe. Influenca dhe referenca ndaj muzikës mund te gjehen në shumë vepra të Kunderës. Kundera e përfundoi shkollën e mesme në Brno më 1948. Më pas ai vazhdoi studimet e larta në letërsi dhe estetikë pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin Charles. Pas dy vitesh studime ai u transferua tek Fakulteti i Filmit i Akademisë së Arteve të Bukura ne Pragë, ku u përqëndrua në regjizurë dhe skenografi. Më 1950 Kundera u detyrua ti ndërpriste studimet për arsye politike. Pas diplomimit më 1952 ai u caktua si profesor i letërsisë botërore pranë Akademisë së Filmit. Kundera i përkiste gjeneratës së të rinjve Çek të cilët se kishin provuar Republikën Demokratike Çekosllovake të para luftës. Rritja e këtij brezi karakterizohej nga eksperience e fituar nga Lufta e Dyte Botërore dhe okupimi Gjerman. Përvoja e totalitarizmit Gjerman krijoj një vizion bardh e zi të botës tek ky brez (komunizëm dhe fashizëm) dhe për rrjedhoje shtyu një pjesë të madhe të tyre të aktivizoheshin pranë rretheve Marksiste dhe te antarsoheshin në Partinë Komuniste. Milan Kundera u antarësua në Partinë Komuniste Çekosllovake e cila ishte në pushtet në vitin 1948, kur ishte ende një adoleshent. Më 1950 bashkë me një tjetër shkrimtar Çek, Jan Trefulka, Kundera u përjashtua nga partia për “aktivitete kundër partisë”. Trefulka e përshkruan incidentin në novelën e tij ”Pršelo jim štÄ›stí ”(Lumturia ra mbi ta) ndërsa Kundera u frymezua nga kjo ngjarje për të shkruar novelën e tij të parë ”Å½ert” (”Loja”, 1967). Milan Kundera u ripranua në Partinë Komuniste më 1956. Më 1970 ai u përjashtua nga partia për herë të dytë. Kundera së bashku me artistë dhe shkrimtarë të tjerë si Václav Havel, ishte i përfshirë në Pranverën e Pragës së vitit 1968. Gjatë kësaj periudhe, reformimi dhe optimizmi i pakët u shtypën nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik në Gusht të 1968. Ai e ndau veten nga kultura dhe jeta çeke, ndaloi përkthimin e librave të tij të shkruajtur në Frëngjisht në Çekisht, dhe lejoi publikimin ose ripublikimin e librave të tij të vjetër në Republikën Çeke vetën pas 1989.
Librat
Në novelen e tij të pare, “Loja”, Kundera jep një përshkrim satirik të natyrës së sistemit totalitar gjatë epokës komuniste. Për arsye të kritikave të vazhdueshme ndaj liderave Sovietikë pas pushtimit të 1968 të Çekisë, punët e Kunderës u çensuruan dhe shpesh u tërhoqën nga libraritë apo bibliotekat. Më 1975, Kundera vendoset në Francë. Aty ai shkruan “Librin e të qeshurës dhe të harruarës” (1979) i cili pershkruan mënyrën se si qytetarë të ndryshëm Çek (fiktivë) kundërshtonin regjimin komunist në mënyra të ndryshme. Një përzierje e çuditshme e novelës, tregimit dhe opinioneve të autorit, libri krijoi bazat per stilin e tij të ri. Më 1984, ai publikon librin “Lehtësia e padurueshme e të qënit”, i cili bëhet libri i tij më i famshëm. Libri tregonte mbi jetën e disa çifteve Çeke gjatë përshtatjes së tyre me njëri tjetrin si edhe me regjimin e ri Sovietik. Më 1988, regjizori Amerikan Philip Kaufman xhiroi një film mjaft të suksesshëm i cili bazohej pikërisht tek kjo novelë. Më 1990, Kundera publikon librin “Pavdekshmeria”. Novela ishte relativisht më kozmopolitane se punët e tij paraardhëse me një përmbajtje të dukshme filozofike dhe me më pak politikë në brendësinë e saj. Në stilin e tij të ri më filozofik, Kundera vazhdon të nënvizojë se frymëzohet jo vetëm nga periudha e Rilindjes dhe autore si Boccaccio apo Rabelais por edhe nga autore pak me ‘kontemporanë’ si Laurence Sterne, Denis Diderot, Robert Musil, Witold Gombroëicx, Hermann Broch, Franz Kafka si edhe Martin Heidegger.
Bibliografi
Loja - (Žert)
Dashuri qesharake - (SmÄ›šné lásky)
Jeta është tjetërkund - (Život je jinde)
Jacques dhe Mjeshtri - (Jakub a jeho pán: Pocta Denisu Diderotovi)
Valsi i Lamtumirës - (ValÄík na rozlouÄenou)
Libri i të qeshurës dhe të harruarës - (Kniha smíchu a zapomnÄ›ní)
Lehtësia e padurueshme e të qënit - (Nesnesitelná lehkost bytí)
Arti i novelës - (L’art du roman)
Pavdekshmëria - (Nesmrtelnost)
Testamentet e tradhëtuara - (Les testaments trahis)
Ngadalësia - (La Lenteur)
Identiteti - (L’Identité)
Injoranca - (L’Ignorance)
Perdja - (Le Rideau)
Lidhje
http://www.kundera.de/english
http://www.centerforbookculture.org/interviews/interview_kundera.html
Kategoritë: Personazhe
Saddam: Lutjet i takojne Muhamedit dhe familjes se tij per shkaterrimin e armikut.
Xhelati: Moktada, Moktada, Moktada Al-Sadr. (therret emrin e klerikut shiit)
Saddam: Moktada? Kjo eshte menyra se si e shprehni guximin ju?
Xhelati: Vafsh ne ferr.
Saddam: Kjo eshte trimeria e arabeve ?
Xhelati: Rrofte Moktada Beqir Sadr…shkofsh ne ferr Saddam.
Prokurori Mounqith Al Farouni: Ju lutem, jemi ketu jo per tu zene po per te kryer ekzekutimin.
Xhelati: Ti na ke vrare dhe shkaterruar ne shiiteve.Na ke bere te jetojme ne mjerim.
Saddam: E ke gabim.Une ju kam bere te shpetoni nga mjerimi dhe mizeria dhe kam luftuar armiqt tuaj; Persianet dhe Amerikanet.
Xhelati: Te mallkofte Zoti.
Saddam: Ty te mallkofte Zoti…Une jam i bindur se ska tjeter vec Allahut dhe se Muhamedi eshte i derguari i tij.Jam i bindur deri ne vdekje se Muhamedi…
(leshohet litari dhe Saddam varet pa e mbaruar fjalen e tij)
Kategoritë: Te Rralla