e Majta

Blog i ri

e Majta

Eduard Bernstein

14 Mars 2008 · 0 Komente

Eduard Bernstein (6 Janar, 1850 - 18 Dhjetor, 1932) ishte një teoricien dhe politikan social demokrat Gjerman, anëtar i Partisë Social-Demokrate si dhe themelues i evolucionit socialist ose reformimit.

 Bernstein lind në Berlin më 6 Janar të 1850. Karrjera e tij politike fillon më 1872. Ai behet anëtar i grupimit Eisenachers (emër që vinte nga qyteti Gjerman Eisenach) dhe SPAD (Sozialdemokratische Arbeiterpartei, Partisë Social Demokratike të Punëtorëve). Ai përgatit Einigungsparteitag (kongresin e unifikimit të partisë) në Gotha më 1875 së bashku me August Babel dhe Wilhelm Liebknecht.

Që nga 1878, Bernstein bëhet sekretari privat i patronit social demokrat Karl Höchberg dhe fillon të punojë në Zyrih; më 1888 ai zbohet nga Zvicra për arsye të presionit që qeveria Prusiane i bën autoriteteve Zvicerane dhe zhvendoset në Londër, ku kishte kontakte të shpeshta me Friedrich Engels.

Ndërmjet 1880 dhe 1890 Bernstein publikon revistën “Sozialdemokrat” (”Social Demokrat”); më 1891 ai ishte një nga autorët e Programit Erfurt dhe që nga 1896 deri më 1898, ai publikon një seri me artikuj të quajtur “Probleme des Sozialismus” (”Problemet e Socializmit”) te cilat çojnë në debate revizionizmi brënda SPD. Eseja e vitit 1900 nga Roza Luxemburg “Reformë apo Revolucion?” ishte polemikë ndaj pozicionit të Bernstein. Ai shkruajti edhe një tezë të qujatur “Die Vorraussetzungen des Sozialismus und die Aufgaben der Sozialdemokratie” (”Domosdoshmëritë e Socializmit dhe Detyrat e Social Demokracisë”). Ky shkrim i vitit 1899 ishte kundërshtues me pozicionet e marra nga August Bebel, Karl Kautsky dhe Wilhelm Liebknecht.

Die Vorraussetzungen ishte puna më e rëndësishme e Bernstein dhe merrej me argumentimin e arsyeve pse parashikimet e Marksit mbi shkatërrimin e kapitalizmit nuk mund të funksiononin. Bernstein përdorte fakte të thjeshta si provë se parashikimet e Marksit nuk po plotësoheshin: ai vërente se centralizimi i industrisë kapitaliste, edhe pse i dukshëm, nuk ishte i përgjithshëm dhe se pronësia e kapitaleve nuk po shtrëngohej por po shpërhapej. Ai gjithashtu nxorri në pah gisa probleme të teorisë së vlerës së punës të Marksit.

Përgjithësisht, analiza e Bernstein formoi një kritikë të gjerë ndaj Marksizmit, dhe kjo çoi në ndarjen e tij nga shume Marxistë radikalë. Sidoqoftë Bernstein mbetej socialist, edhe pse jo marksist (ai ishte kundër Sindikatave të tregtisë dhe Kooperativave); ai besonte se socializmi do të arrij nëpërmjet kapitalizmit, jo duke e shkatërruar kapitalizmin (ndërsa punëtorët do fitonin të drejta, arsyet e tyre për kryengritje do të zhdukeshin dhe rrjedhimisht do zhdukeshin edhe themelet e revolucionit).

Më 1901, ai kthehet në Gjermani mbasi urdheri për “persona non-grata” ndaj tij anullohet. Ai behet anëtar i Reichstag-ut nga 1902 deri më 1918. Ai votoi kundër rezolutës për armatimin më 1913 së bashku me fraksionin e majtë të SPD. Nga 1917 deri më 1919 ai ishte anëtar i USPD.

Bernstein vdiq më 18 Dhjetor të 1932 në Berlin; një pllakë përkujtimore qëndron edhe sot në Bozener Straße 18, Berlin-Schöneberg, adresa ku ai jetoi nga 1918 deri në vdekje.

Kategoritë: Personazhe

0 komente

Shkruaj një koment