e Majta

Blog i ri

e Majta

Milan Kundera

14 Mars 2008 · 0 Komente

Biografi
Milan Kundera (lindur 1 Prill 1929 në Brno, Çekosllovaki) është një shkrimtar Franko-Çek. Njihet si autor i veprës ”Lehtësia e padurueshme e të qënit”. Kundera jeton në Francë që prej vitit 1975 dhe ka fituar nënshtetësinë Franceze më 1981. Ai lindi në një familje të klasës së mesme shumë të kulturuar. Babai i tij, muzikologu dhe pjanisti i mirënjohur, Ludvík Kundera (1891-1971) ishte nxënës i kompozitorit të famshëm Leoš Janáček. Babai i mësoi pianon Kunderës që kur ky ishte i ri. Me vonë Kundera studjoi muzikë për njëfare periudhe. Influenca dhe referenca ndaj muzikës mund te gjehen në shumë vepra të Kunderës. Kundera e përfundoi shkollën e mesme në Brno më 1948. Më pas ai vazhdoi studimet e larta në letërsi dhe estetikë pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin Charles. Pas dy vitesh studime ai u transferua tek Fakulteti i Filmit i Akademisë së Arteve të Bukura ne Pragë, ku u përqëndrua në regjizurë dhe skenografi. Më 1950 Kundera u detyrua ti ndërpriste studimet për arsye politike. Pas diplomimit më 1952 ai u caktua si profesor i letërsisë botërore pranë Akademisë së Filmit. Kundera i përkiste gjeneratës së të rinjve Çek të cilët se kishin provuar Republikën Demokratike Çekosllovake të para luftës. Rritja e këtij brezi karakterizohej nga eksperience e fituar nga Lufta e Dyte Botërore dhe okupimi Gjerman. Përvoja e totalitarizmit Gjerman krijoj një vizion bardh e zi të botës tek ky brez (komunizëm dhe fashizëm) dhe për rrjedhoje shtyu një pjesë të madhe të tyre të aktivizoheshin pranë rretheve Marksiste dhe te antarsoheshin në Partinë Komuniste. Milan Kundera u antarësua në Partinë Komuniste Çekosllovake e cila ishte në pushtet në vitin 1948, kur ishte ende një adoleshent. Më 1950 bashkë me një tjetër shkrimtar Çek, Jan Trefulka, Kundera u përjashtua nga partia për “aktivitete kundër partisë”. Trefulka e përshkruan incidentin në novelën e tij ”Pršelo jim štÄ›stí ”(Lumturia ra mbi ta) ndërsa Kundera u frymezua nga kjo ngjarje për të shkruar novelën e tij të parë ”Å½ert” (”Loja”, 1967). Milan Kundera u ripranua në Partinë Komuniste më 1956. Më 1970 ai u përjashtua nga partia për herë të dytë. Kundera së bashku me artistë dhe shkrimtarë të tjerë si Václav Havel, ishte i përfshirë në Pranverën e Pragës së vitit 1968. Gjatë kësaj periudhe, reformimi dhe optimizmi i pakët u shtypën nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik në Gusht të 1968. Ai e ndau veten nga kultura dhe jeta çeke, ndaloi përkthimin e librave të tij të shkruajtur në Frëngjisht në Çekisht, dhe lejoi publikimin ose ripublikimin e librave të tij të vjetër në Republikën Çeke vetën pas 1989.

Librat
Në novelen e tij të pare, “Loja”, Kundera jep një përshkrim satirik të natyrës së sistemit totalitar gjatë epokës komuniste. Për arsye të kritikave të vazhdueshme ndaj liderave Sovietikë pas pushtimit të 1968 të Çekisë, punët e Kunderës u çensuruan dhe shpesh u tërhoqën nga libraritë apo bibliotekat. Më 1975, Kundera vendoset në Francë. Aty ai shkruan “Librin e të qeshurës dhe të harruarës” (1979) i cili pershkruan mënyrën se si qytetarë të ndryshëm Çek (fiktivë) kundërshtonin regjimin komunist në mënyra të ndryshme. Një përzierje e çuditshme e novelës, tregimit dhe opinioneve të autorit, libri krijoi bazat per stilin e tij të ri. Më 1984, ai publikon librin “Lehtësia e padurueshme e të qënit”, i cili bëhet libri i tij më i famshëm. Libri tregonte mbi jetën e disa çifteve Çeke gjatë përshtatjes së tyre me njëri tjetrin si edhe me regjimin e ri Sovietik. Më 1988, regjizori Amerikan Philip Kaufman xhiroi një film mjaft të suksesshëm i cili bazohej pikërisht tek kjo novelë. Më 1990, Kundera publikon librin “Pavdekshmeria”. Novela ishte relativisht më kozmopolitane se punët e tij paraardhëse me një përmbajtje të dukshme filozofike dhe me më pak politikë në brendësinë e saj. Në stilin e tij të ri më filozofik, Kundera vazhdon të nënvizojë se frymëzohet jo vetëm nga periudha e Rilindjes dhe autore si Boccaccio apo Rabelais por edhe nga autore pak me ‘kontemporanë’ si Laurence Sterne, Denis Diderot, Robert Musil, Witold Gombroëicx, Hermann Broch, Franz Kafka si edhe Martin Heidegger.

Bibliografi
Loja - (Žert)
Dashuri qesharake - (SmÄ›šné lásky)
Jeta është tjetërkund - (Život je jinde)
Jacques dhe Mjeshtri - (Jakub a jeho pán: Pocta Denisu Diderotovi)
Valsi i Lamtumirës - (Valčík na rozloučenou)
Libri i të qeshurës dhe të harruarës - (Kniha smíchu a zapomnÄ›ní)
Lehtësia e padurueshme e të qënit - (Nesnesitelná lehkost bytí)
Arti i novelës - (L’art du roman)
Pavdekshmëria - (Nesmrtelnost)
Testamentet e tradhëtuara - (Les testaments trahis)
Ngadalësia - (La Lenteur)
Identiteti - (L’Identité)
Injoranca - (L’Ignorance)
Perdja - (Le Rideau)

Lidhje
http://www.kundera.de/english
http://www.centerforbookculture.org/interviews/interview_kundera.html

Kategoritë: Personazhe

0 komente

Shkruaj një koment